Personi që shihni në foto është 45-vjeçari Zamir Skënderi, i cili mbrëmjen e sotme plagosi efektivin Arsen Toska me armën e shërbimit të këtij të fundit. Skënderi po shoqërohej për në komisariat për prishtje të qetësisë publike ndërsa dyshohet të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Skënderi rezulton të jetë skeduar dhe më parë nga policia për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ngjarja ka ndodhur teksa Zamir Skënderi, 45 vjeç, me precedentë të mëparshëm penalë dhe banues në Kuçovë, ishte shoqëruar nga shërbimet e DVP Fier, pasi më herët gjatë ditës ishte konfliktuar në ambientet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.