Një 58-vjeçar është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu sekuestruan rreth 100 fara kanabisi sativa si dhe municion luftarak.

Bëhet fjalë për Besnik Ogiçi, i cili akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin B. O., 58 vjeç, banues në Delvinë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 100 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një sasi të vogël municioni luftarak.

Materialet në ngarkim të tij i kalon prokurorisë për veprime të mëtejshme.