Një ngjarje tragjike është shënuar sot në Shkodër, ku 38-vjeçari Arvi Fishta ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në një shtyllë.
Paraprakisht dyshohet se viktima ishte punonjës i një kompanie interneti dhe aksidenti ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave të tij të punës.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po hetojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e mundshme.
