Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Fier, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë.

Mësohet se është arrestuar Alesio Xhelo, i cili akuzohet për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë.

Po ashtu, ditën e djeshme 40-vjeçari ka kanosur duke sharë, ofenduar dhe kërcënuar punonjësin e policisë të Forcës Kombëtare të Sigurisë ,

Njoftimi i policisë:

Kanosi për shkak të detyrës punonjësin e policisë së FNSH-së, vihet në pranga 40-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Alesio Xhelo 40 vjeç, banues në Fier, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, me mbikëqyrje policore 24 orë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë.

40-vjeçari, ditën e djeshme ka kanosur duke sharë, ofenduar dhe kërcënuar punonjësin e policisë të Forcës Kombëtare të Sigurisë , Njësia Fier, i cili ishte në shërbim, në mbikëqyrje të këtij shtetasi.