Operacioni policor i koduar “Alert” ka çuar në kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shtetasi Vladimir Rama, 46 vjeç, banues në fshatin Fierzë, Tropojë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar në Itali me 6 vjet burgim për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.

Operacioni, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, u finalizua pas marrjes së informacionit operativ dhe ka mundësuar arrestimin e Rames me qëllim ekstradimin në Itali.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të realizojë procedurat për ekstradimin e tij në Itali, ku ai do të vuajë dënimin e shqiptuar nga Gjykata e Apelit të Triestes.