Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Real Owner”, që kishte si qëllim zbulimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara, janë sekuestruar një apartament dhe dy makina me vlerë rreth 228 mijë euro, të cilat ishin në emër të babait të Ismail Gjinecit, 34 vjeç, i dënuar më herët për trafikim të qenieve njerëzore.

Hetimet treguan se pasuritë dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i 34-vjeçarit dhe ishin vendosur në emër të familjarëve për të shmangur kontrollin e ligjit.

Ndaj pasurive është vendosur masa e sekuestros preventive me vendim gjykate. Policia dhe Prokuroria po vijojnë hetimet për të zbuluar nëse i riu ka pasuri të tjera të fshehura në emra të ndryshëm.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Real Owner”, për gjurmimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Sekuestrohen pasuri të një shtetasi të dënuar për trafikim të qënieve njërëzore.

Pasuritë (1 apartament dhe 2 automjete), me vlerë rreth 228 mijë euro, ishin regjistruar në emër të babait të shtetasit të dënuar.

Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtaritë kriminale, finalizoi operacionin “Real Owner”.

Në kuadër të operacionit u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për vënien e sekuestros preventive mbi pasuritë e regjistruara në emër të babait të shtetasit Ismail Gjineci, 34 vjeç, banues në Tiranë, të dënuar për trafikim të qenieve njerëzore.

Konkretisht, u vu sekuestro mbi 1 apartament dhe 2 automjete, me vlerë rreth 228 mijë euro.

Në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera të përfituara në mënyrë të kundërligjshme, që 34-vjeçari mund t’i ketë regjistruar në emër të shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.