Një 35-vjeçar turk, i dënuar me 4 vite burg për mashtrim financiar, është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri.
Bëhet fjalë për Kadir Kuçukologun, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke për veprën penale të “vjedhjes me anë të mashtrimit duke përdorur sisteme elektronike të përpunimit të të dhënave”. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Lartë për Krime në qytetin Karsikaya në Turqi.
Falë bashkëpunimit mes Policisë Kufitare në Morinë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, u bë i mundur arrestimi i tij Pas kapjes, ndaj Kuçukologut është caktuar masa e arrestit me qëllim ekstradimin drejt Turqisë.
Interpol Tirana është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet turke për finalizimin e procedurave ligjore.


