Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Fier-Patos, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Mësohet se i plagosur ka mbetur Ismail Cjapi, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit rajonal të Fierit, ku edhe po merr trajtim mjekësor. Ai ishte duke ndërruar gomën e mjetit të tonazhit të rëndë që po drejtonte, kur goma ka shpërthyer dhe ai ka marrë dëmtime të rënda.