Policia ka vendosur në pranga 54-vjeçarin Agim Shtyllza, i akuzuar nga autoritetet italiane, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

54-vjeçari, banues në fshatin Hot i Ri, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Prokurori Publik në Torino, në muajin janar 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e tij në Itali.

Njoftimi i policisë:

I akuzuar nga autoritetet italiane, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 54-vjeçari.

Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, kanë kapur në fshatin Stom Golem, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: A. Sh., 54 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Prokurori Publik në Torino, në muajin janar 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.