Policia ka arrestuar ditën e sotme një 38-vjeçar në qytetin e Fierit, i cili ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike. I arrestuari është Andi Bakiasi, 38 vjeç, banues në Lushnjë. Bakiasi ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara drejtësisë të shtetasve të shpallur në kërkim, finalizuan operacionin e koduar “Arratia”. Si rezultat i këtij operacioni, u kap në fshatin Pluk, Lushnjë dhe u vu në pranga shtetasi: Andi Bakiasi, 38 vjeç, banues në Lushnjë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, që u godit gjatë operacionit të koduar “Tempulli”, në vitin 2024. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme”.