Të shtëna me armë zjarri u raportuan pak minuta me parë në Kurbin, ku si pasojë e kësaj është plagosur një 22-vjeçar. I plagosuri është identifikuar si Veron Pasha. Ai ka mbërritur në Spitalin e Traumës për ndihmën e specializuar mjekësore. Bëhet me dije se i riu ka marrë plagë në këmbë, në pjesën e kofshës. Aktualisht, ai ndodhet nën monitorimin e stafit mjekësor dhe gjendja e tij shëndetësore është stabël.
Aktualisht nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes teksa pritet njoftim zyrtar nga autoritetet për detaje të mëtejshme.
