Mikel Ndoj është personi i cili mëngjesin e sotëm qëlloi me thikë duke plagosur vajzën e tij, Xhensila Ndoj në Durrës.

Ngjarja ndodhi në lagjen numër 2 të qytetit, ku dhe vajza punonte në një agjenci imobilare. Raportohet se 56-vjeçari ishte larguar prej disa kohësh në Itali, pasi ishte divorcuar nga bashkëshortja. Shkak i divorcit ishte dhuna, arsye për të cilën ai edhe ishte burgosur.

Në ditët e fundit, Ndoj është kthyer në Shqipëri dhe ka kërkuar të ribashkohet me familjen, por kjo nuk është lejuar nga vajza. Kjo ka mjaftuar që babai t’i shkonte në vendin ku ajo punonte dhe ta plagoste me thikë në rrugë. Për t’i ndarë ka ndërhyrë një kalimtar i rastit, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur. Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit, ndërsa autori është ende në arrati. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.