Bardhyl Fusha është i arrestuari i cili tentoi të grabiste një bankë të nivelit të dytë, në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë.
Ai është arrestuar nga efektivët policor në vendngjarje dhe nuk ka arritur të parë paratë. Raportohet se ai hyri brenda ambienteve të bankës të nivelit të dytë, i armatosur me një armë kallashnikov. Pasi është futur në institucionin financiar, ka qëlluar një herë në tokë për të trembur punonjësit e bankës në mënyrë që t’i jepnin paratë.
Pas sinjalizimit të bërë nga punonjësit e bankës, ka mbërritur patrulla e policisë e komisariatit numër dy, duke e arrestuar në flagrancë dhe sekuestruar armën kallashnikov.



