Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në qytetin e Durrësit, ku një person është gjetur i pajetë në lagjen nr.12 brenda shtëpisë së tij.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima është vrarë me thikë. Trupi i tij është zbuluar në katin e katërt të një pallati. Gjithashtu bëhet me dije se viktima nuk njihej si person problematik.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se është goditur me thikë, ndërsa është identifikuar si Valbon Beqiraj, 51 vjeç.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje pas njoftimit të marrë dhe ka rrethuar zonën ku po kryen veprimet e para hetimore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.