Është identifikuar shqiptari që humbi jetën tragjikisht në Itali, në tentativë për t’i shpëtuar policisë. Mësohet se viktima është 18-vjeçari Valerio Maksuti, i cili u përplas teksa po tentonte të largohej nga policia, me një makinë të vjedhur. Në makinë ndodhej dhe një shok i tiji, që ka mbetur i plagosur rëndë.

Siç shihet nga fotot, makina është shkatërruar komplet, pasi ishte me shpejtësi skëterrë. Mjeti u përplas me një shtyllë elektrike menjëherë pasi semafori doli në jeshile, e më pas me disa makina të tjera.

Brenda makinës u gjetën një çekiç thyerjeje xhamash, një palë doreza dore dhe një byzylyk ari, si dhe një palë çelësa apartamenti. I ndjeri, sipas hetimeve, kishte dënime të mëparshme për rezistencë ndaj arrestimit dhe vjedhje. Pamjet e kamerave të mbikëqyrjes  u morën për të përcaktuar rrethanat e sakta.