Teilor Tivari është autori i dyshuar i vrasjes së 51-vjeçarit Valbon (Marko) Beqiraj, në Durrës.

24-vjeçari tashmë ndodhet para policisë, pasi u vetëdorëzua dhe pranoi se kishte kryer krimin. E gjithë ngjarja ka ndodhur në banesën e Beqirit, ku po organizohej një festë. Nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike, Tivari është përfshirë në një konflikt fillimisht fizik me viktimën, e më pas e ka qëlluar atë disa herë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen.

Valbon (Marko) Beqiri raportohet se ishte i martuar dhe ishte babai i një djali.