Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ku si pasojë e përplasjes ndërmjet tre automjeteve humbi jetën Bledi Sokoli, drejtues i një automjeti tip “Opel”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në aksin rrugor “Lezhë-Milot”.

Sipas informacionit nga policia, përveç Sokolit, një tjetër person, 23-vjeçari A. R., që drejtonte një automjet tip “Ford”, ka mbetur i plagosur dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tip “Toyota” ka mbetur në vendngjarje.

Grupi hetimor ka nisur veprimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur të gjitha detajet e ngjarjes tragjike.