Urdhër ndalimesh të reja në Komisariatin e Sarandës. AMP është duke zhvilluar aktualisht një operacion në kuadër të një hetimi në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës.
Deri tani mësohet se është ekzekutuar një urdhër ndalimi për një oficer të krimeve të rënda në Komisariatin e Sarandës. Ai është nënkomisari Edmond Ruçi, i dyshuar për “shpërdorim detyre”.
Operacioni është ende në vijim dhe detaje të reja pritet të bëhen publike në orët në vijim.
