Një 33-vjeçar ka rënë ditën e sotme në prangat e policisë të Kavajës, i akuzuar për kryerjen e disa vjedhjeve.

Mësohet se është arrestuar Klisman Harumi, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se gjatë periudhës gusht 2024-shkurt 2025, ka vjedhur pajisje dhe sende në 3 banesa në Kavajë dhe në fshatin Synej. Gjatë kontrollit në banesën e 33-vjeçarit janë sekuestruar disa sende të vjedhura, një sasi kanabisi dhe veshje të përdoruara nga autori, gjatë vjedhjeve.

Policia njofton se vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ai, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.