Një 39-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi u kap duke lëvizur i armatosur.
Mësohet se në pranga ka rënë Ismet Gaxherri, i cili u ndalua në bulevardin “Bajram Curri” teksa me vete kishte një armë zjarri. Gaxherri në fakt është një emër i njohur për autoritet, pasi ka qenë i përfshirë në ngjarjen e Linzës në vitin 2015, ku u qëllua për vdekje Enton Nikaj. Raportohet se 39-vjeçari ishte pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë dhe mik i viktimës.
Në lidhje me vrasjen e vitit 2015, të përfshirë në ngjarje ka qenë edhe mbreti i lojërave të fatit, Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit 2022.
“Në bazë të informacioneve të siguruara, në bulevardin ‘Bajram Curri’, u ndalua automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I. G., 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit, u gjet në automjet, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilët 39-vjeçari e posedonte pa leje. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, shtetasi I. G. u arrestua në flagrancë, për veprën penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’”, njofton policia.