
Policia ka arrestuar një 46 vjeçar të dënuar nga gjykata për abuzim seksual.
Besnik Kreçi, banues në Tepelenë, tentoi të arratisej drejt Greqisë por u arrestua nga policia kufitare në zonën e Gjirokastrës.
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga shtetasin B.K 46-vjeç nga Tepelena, pasi ka dashur të arratiset drejt Greqisë. 46 vjeçari i fshihej dënimit nga gjykata për abuzim seksual me person të pambrojtur.
Menjëherë 46-vjeçari është dërguar në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës