Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në burgun e Fierit, ku një 58-vjeçar i dënuar humbi jetën. Viktima është identifikuar si Ardjan Malasi, i cili ishte i dënuar me 8 vite burg. Sipas raportimeve, dyshohet se ai ka pësuar hemorragji celebrale.

Fillimisht, Malasi nuk është ndjerë mirë teksa ishte në qeli dhe ka kërkuar ndihmë. Ai ka humbur ndjenjat teksa ndodhej ende brenda burgut dhe është nisur drejt spitalit, ku është konstatuar vdekja e tij. Malasi ishte shpallur fajtor nga GJKKO për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, si dhe për “Grup të strukturuar kriminal”.

Njoftimi i plotë:

Në IEVP Fier trajtohet me statusin e të dënuarit shtetasi Ardjan Malasi, i datëlindjes 05.04.1968, lindur në Ballsh dhe banues në Ballsh, me shtetësi dhe kombësi shqiptare.

 Me vendimin nr. 65, datë 17.01.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndryshuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 28, datë 01.06.2026, shtetasi Ardjan Malasi është deklaruar fajtor dhe dënuar me 8 vite burg (Siguri e lartë) për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë të, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287/1, 28/4-334/1 dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

Vendimi ka marrë formë të prerë më datë 01.06.2026.