Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës, ku dyshohet se një person rreth 20 vjeç është vrarë me armë zjarri.

Viktima është identifikuar si Johan Zuko, rreth 20 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, i riu ishte pjesë e Forcave të Armatosura.

Zuko dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, ndërsa burimet paraprake bëjnë me dije se në ngjarje mund të jetë përdorur një kallashnikov.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për të dokumentuar provat dhe për të zbardhur motivin, si dhe rrethanat e plota që çuan në vrasjen e 20-vjeçarit.