Policia e Fierit ka identifikuar dhe arrestuar 38-vjeçarin Milasim Ramaj, i cili u kap me një arsenal armësh dhe municionesh në banesën e tij. Fotografia e tij është bërë publike pas operacionit të policisë, duke konfirmuar kapjen e autorit.

Gjatë arrestimit, Ramajt iu gjet një armë e gatshme për shitje dhe 3,500 euro para cash. Kontrollet më tej zbuluan një objekt të braktisur në lagjen “Kastriot”, që përdorej si depo për ruajtjen dhe modifikimin e armëve.

Në total u sekuestruan automatikë, pistoleta, silenciatorë, karikatorë dhe sasi të konsiderueshme fishekësh. Gjykata e Fierit e la në burg me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrjetit të shpërndarjes së armëve dhe identificimin e personave të tjerë të përfshirë.