Një person raportohet se është rrëmbyer mesditën e kësaj të mërkure në Qafë Gjashtë të Sarandës.
Në lidhje me rastin, ka reaguar edhe policia, e cila njofton se 19-vjeçari Francesko Mani, i raportuar si i rrëmbyer, është gjetur dhe ndodhet aktualisht në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai ka deklaruar se ngjarja lidhet me një mosmarrëveshje personale me një tjetër shtetas.
“Në lidhje me një njoftim të publikuar në media, se një shtetas është rrëmbyer në qytetin e Sarandës, ju informojmë se: Shtetasi i identifikuar me iniciale F. M, 19 vjeç, aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër shtetas. Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë në të”-njofton policia.