Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me efektivin e Gardës së Republikës, i cili sot tentoi të vetëvritej.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në Qytetin Studenti, teksa mësohet se efektivi që ka mbetur i plagosur është Henri Haxhiaj. Ende është i paqartë shkaku që e çoi të riun drejt këtij akti, teksa familjarët kanë pohuar se kohët e fundit ai kishte filluar të shfaqte shenja depresioni.
Kanë qenë pikërisht të afërmit që kanë dëgjuar shkrepjen e armës nga i riu, teksa ndodhej në shtëpi, të cilët kanë lajmëruar policinë.
Gjendja e tij paraqitet e rëndë dhe pritet që t’i nënshtrohet operacionit në spitali ne Traumës.