Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën mbrëmjen e së mërkurës, me një atentat të ndodhur në lagjen “Çole”, ku mbetën dy të plagosur.
Pas ngjarjes, në fshatin Panaja është gjetur një makinë që po digjej, e cila dyshohet se i përkiste autorëve. Zjarrfikëset shkuan menjëherë në vendngjarjen për të fikur zjarrin, teksa aty ndodheshin dhe autoritetet për të zbuluar më shumë.
I plagosur në vendngjarje ka mbetur Kevin Hajrulla, ndërsa të dy të plagosurit thuhet se ndodhen në gjendje të rëndë.


