Dede Qoku është peshkatari që dyshohet se u mbyt në lumin Mat pasi u fut në ujë për të hedhur rrjetet.

Peshkatari, rreth 60-vjeç, u denoncua i zhdukur nga shoku i tij me iniciale P.N., rreth orës 13:40. Dyshohet se ai ishte futur në ujë në afërsi të Urës së Zogut për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ishte rikthyer më në sipërfaqe.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet për gjetjen e trupit të Dede Qokut. Ndërkohë, pritet ndërhyrja e ekipit të palombarëve të RENEA-s për të vijuar kërkimet në ujë. Grupi hetimor ndodhet gjithashtu në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e incidentit.