Detaje të reja kanë dalë nga plagosja ditën e sotme e ndodhur në zonën e “Qytetit Studenti”, në Tiranë.
Policia bën me dije se studentët u përleshën mes tyre dhe nga zënka, ka mbetur i plagosur Aron Demiraj, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që autori Ajdin Avazi është vënë në pranga nga Policia.
Nuk dihet ende shkaku i konflikti mes tyre, teksa i plagosuri raportohet që është jashtë rrezikut.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.