Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur të martën në autostradën pranë qytetit Lugoj, në Rumani, ku humbën jetën shtatë persona, përfshirë Vasil Pilo, një i ri shqiptar, dhe gjashtë tifozë të tjerë të klubit të futbollit PAOK të Selanikut.
Ata po udhëtonin drejt Francës për të mbështetur ekipin e tyre në ndeshjen e Europa League kundër Lionit.
Furgoni që transportonte tifozët u përfshi në një aksident të rëndë, duke lënë pas edhe tre të plagosur rëndë, mes tyre edhe Genci Sadiku, një shtetas shqiptar, i cili aktualisht po merr trajtim mjekësor.
