Policia e Korçës ka arrestuar një 28-vjeçar, Johan Mysllinj, i shpallur në kërkim për vjedhje dhe mashtrim.
Ai ishte nën hetim pasi, më 21 tetor 2025, disa shtetas kishin denoncuar se Mysllinj, me të cilët kishte lidhje familjare dhe shoqërore, i kishte mashtruar duke u marrë shuma parash me pretendime të pabaza.
Po ashtu, më 8 nëntor 2025, ai ka vjedhur një shumë prej 70.000 lekësh nga kasa e një restoranti në lagjen nr. 7 të qytetit të Korçës, duke u larguar pas kryerjes së krimit.
Materialet përkatëse janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Korçës për veprime të mëtejshme ligjore.
