Policia e Kurbinit finalizoi ditën e sotme aksionin e koduar “Koordinata”, duke zbuluar një parcelë të madhe kanabisi në fshatin Kodër-Shullaz.
Gjatë operacionit, i dyshuari Hajdar Lama, 32 vjeç, banues në Kurbin, u kap në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike të kultivuara në oborrin e banesës së tij.
Policia përdori edhe dronë për të monitoruar parcelën dhe, pas arrestimit, bimët narkotike u asgjësuan me djegie.
Autoritetet njoftuan se operacioni policor antikanabis do të vijojë pa ndërprerje në të gjithë vendin. Hetimet e rastit janë referuar prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme.
