Një person, i akuzuar për zjarrvënie është arrestuar ditën e sotme në Vaun e Dejës.
Mësohet se në pranga ka rënë Lodovik Rrethej, i cili ndezi një zjarr në varrezat e fshatit Barbullush. Ai tha se zjarrin e ndezi me qëllim për të pastruar varrezat nga barërat, por nga pakujdesia, flakët u përhapën, duke djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me shkurre.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka ndezur disa herë zjarr, gjatë ditëve të fundit, në fshatin Barbullush.
Njoftimi i Policisë:
Vau i Dejës/Ndezi zjarr në varrezat e fshatit Barbullush dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke me shkurre, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka ndezur disa herë zjarr, gjatë ditëve të fundit, në fshatin Barbullush.
Si rezultat i punës hetimore dhe i veprimeve të shpejta për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan në flagrancë shtetasin Lodovik Rrethej, banues në fshatin Barbullush.
Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka ndezur zjarr në varrezat e fshatit Barbullush dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me shkurre. Nga flakët nuk janë dëmtuar varret.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.



