Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësja të mërkure në  Shtëpinë e të Moshuarve në qytetin e Gjirokastrës.

Një e moshuar e identifikaur si Sheqere Zeko 72 vjeçe, ka rënë nga tarraca e azilit dhe për pasojë ka pësuar dëmtime të rënda të trup.

Sipas raportimeve, e moshuara është transportuar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.