Ervin Dakoli, një 47-vjeçar shqiptar, i konsideruar nga autoritetet si një trafikant i fuqishëm droge aktiv në trafikun e drogës në Itali por edhe në Francë dhe Spanjë, arriti t’i shpëtojë kapjes.
Ai do të ishte kryesori i organizatës kriminale, me qendër në Reggio Emilia, i goditur të martën me nëntë masa paraprake të lëshuara nga gjykata. Mediat italiane shkruajnë se janë zbatuar shtatë masa, por Dakoli, i cili ndodhej në Shqipëri dhe një tjetër, i arratisur me bazë në Francë janë ende të zhdukur.
Agjentët italianë në bashkëpunim me ata shqiptarë e kishin ndjekur prej muajsh në qytetin e Kavajës.
Makina e tij ishte lokalizuar, por kur nisi operacioni për ta arrestuar në agim të së martës, 47-vjeçari kishte humbur gjurmët e tij. Fakti që dikush në atdheun e tij e paralajmëroi atë për urdhër-arrestin që varej mbi kokën e tij, tani është shumë më tepër se një dyshim.



