Një shqiptar, i identifikuar si Osmen Hoxha, është arrestuar nga oficerët e Nëndrejtorisë së Narkotikëve të Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar në Greqi, në bazë të një urdhri-arresti europian të lëshuar nga autoritetet belge.
Hoxha dyshohet të jetë pjesë e një organizate kriminale me bazë në Belgjikë, e cila është aktive në importimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, si dhe në kultivimin e plantacioneve të marijuanës dhe funksionimin e impianteve të përpunimit dhe riformulimit të drogës jashtë vendit.
Arrestimi është i lidhur me një ngjarje të rëndësishme, ku në shtator 2024, autoritetet belge sekuestruan një kontejner në portin e Antwerp që përmbante 500 kilogramë kokainë. Hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur plotësisht aktivitetet e grupit kriminal dhe për të identifikuar individë të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës.
