Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Levan-Tepelenë pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.
Bëhet e ditur se, dy automjete tip “Audi” dhe “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën drejtuesi i “Audit”. Viktimë ka mbetur Dashmir Beca, 55 vjeç.
Tre pasagjerët që ndodheshin tek “Audi” janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, shoferi i automjetit tjetër ndodhet jashtë rrezikut.
Ndërkohë viktima është transportuar drejt morgut, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, e cila ka bërë të pamundur manovrimin e mjeteve.

