Një tjetër shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke ditën e sotme, i akuzuar si pjesëtar i bandës kriminale që drejtohej nga Esmin Ferhati, ose i njohur si “Esco”.

Shqiptari është identifikuar si Ermir Meta, me origjinë nga Çorovda. Sipas mediave greke, më 1 tetor, 31-vjeçari  doli në media ku shfajësoi veten duke thënë se nuk kishte lidhje me këtë bandë që u shkatërrua në Greqi, ndërsa vepronte dhe në universitetin Politeknik të Athinës.

Banda e Kampusit kryente grabitje me mizori të veçantë dhe trafikonte drogë, ndërsa anëtarët e saj akuzohen dhe për grabitje që kishin ndodhur më herët.