Pas arrestimit të Aldo Avdylajt, policia ka arrestuar sot edhe bashkëpunëtorin e tij.

Në një operacion të zhvilluar në Qarkun e Durrësit, autoritetet kanë arrestuar Dorjan Sherifin, i cili kishte marrë me qira shtëpinë ku strehohej Aldo Avdylajt. Ky i fundit ishte arrestuar më parë në një apartament pranë “Liqenit të Thatë”. Ndërkohë, Sherifi është emër i njohur për drejtësinë, pasi më herët, është arrestuar për shitje droge.

Aldo Avdylaj ishte në kërkim nga SPAK për dyshimet lidhur me atentatin ndaj Edmir Bregut, dhe arrestimi i tij ka qenë pjesë e hetimeve intensive të organit të posaçëm.