Olgert Kola ka përfunduar në prangat e policisë greke pasi në rrethana që ende nuk dihen, ka përplasur dhe braktisur në vendin e aksidentit në 44-vjeçar nga Bangladeshi, me të cilin u përplas.
Policia Greke ka raportuar se 46-vjeçari shqiptar po udhëtonte me motoçikletën e tij në rrugën “Petro Rali” në qendër të Athinës, kur para tij është shfaqur pa drita një patin elektrik mbi të cilin udhëtonte 44-vjecari.
Të dy mjetet u përplasën dhunshëm dhe shtetasi nga Bangladeshi humbi jetën në vend.
Menjëherë pak kësaj Kola u largua me motorin e tij dhe u arrestua vetëm mbas 3 ditësh kërkime intensive. U desh vëzhgimi i kamerave të sigurisë në zonë për të evidentuar dhe zbuluar autorin e ngjarjes.
Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie në akuzën e braktisjes së viktimës në vendin e aksidentit dhe vrasje pa dashje.