Një pushues është plagosur rëndë pasditen e sotme në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë, pasi dyshohet se ka rënë nga një shkëmb.

I plagosuri është identifikuar si Platon Bylyshi, 55 vjeç. Si pasojë e rënies, ai ka pësuar dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit.

Pas marrjes së ndihmës së parë në vendngjarje, 55-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Vlorës, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor.

Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tij shëndetësore raportohet e rëndë.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e sakta të aksidentit.