Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Dobraçit në Shkodër, ku janë regjistruar dhe të shtëna me armë.
Mësohet se një 41-vjeçar, i identifikuar si Sirian Jahja, ka kërcënuar me armë fqinjin e tij për shkaqe që akoma janë të paqarta. Ai ka qëlluar me armë në tokë dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Ndërhyrja e shpejtë e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë. Kanosi fqinjin e tij, duke qëlluar me armë zjarri pistoletë, në fshatin Dobraç, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 41-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbeshtetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Dobraç, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri, fqinjin e tij, kanë organizuar punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi S. J., 41 vjeç, banues në Dobraç. Nga veprimet e para proceduriale dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi S. J. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në tokë, për të kanosur fqinjin e tij, shtetasin A. K’, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale do t’i kaloj ë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



