Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Fushë-Milot, ku një 78-vjeçar ka humbur jetën pasi u përfshi nga flakët. Viktima është identifikuar si Demer Haxhiu.

Sipas të dhënave paraprake, i moshuari ishte duke djegur mbeturina në bahçen e tij, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfshirë trupin e tij, duke i shkaktuar plagë fatale.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Laçit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.