Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë 3.5 milionë euro të shtetasit Agron Lamaj, i cili është në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafik ndërkombëtar droge, nga Hollanda konkretisht. Ky veprim erdhi pas një hetimi të thelluar për pastrim parash dhe aktivitete të paligjshme financiare.

Sipas burimeve të Prokurorisë, Lamaj, i cili është përfshirë në aktivitete kriminale që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike, kishte krijuar një pasuri të konsiderueshme në territorin shqiptar. Në total, i janë sekuestruar 17 pasuri, përfshirë prona, biznese dhe pasuri të tjera që dyshohet se janë fituar përmes aktiviteteve të paligjshme.

Me kërkesën e prokurorisë u vendos masa e sigurimit pasuror ‘Sekuestro Preventive’ për  pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë:

Pasuria e llojit “Pemëtore” me sip. 1000m2, në zotërim të shtetasve A.L. dhe A.L.;

Pasuria e llojit “Pemëtore”, me sip. 600 m², në zotërim të shtetasve A.L. dhe A.L.;

Pasuria e llojit “Truall” me sip 249.5m2;

Pasuria e llojit ‘Apartament’ me sip.126.6m2 në zotërim të shtetasit A.L.;

Pasuria e llojit ‘Apartament’ me sip. 143.7m2; në zotërim të shtetasit A.L.;

Pasuria e llojit ‘Njësi’ 51.61 m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;

Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 49.64m2 m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;

Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 49.64 m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;

Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip.51.61 m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;

Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 49.64m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;

Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 49.64m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;

Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 49.64m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;

Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 61m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;

Pasuria e llojit ‘Garazh’ me sip. 202m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;

Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 51.61m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;

Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 42.45m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;

Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip 42.45m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’; dhe

Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 220 m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’.