Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në Tiranë, ku një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, më datë 26 maj 2026, rreth orës 23:55, në spital është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Juxhin Humajezi, rreth 34 vjeç, i plagosur në këmbë, dyshohet nga armë zjarri. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Njoftim zyrtar:
Më datë 26.05.2026, rreth orës 23:55, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Juxhin Humajezi, rreth 34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
