Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, ku Kejdi Beqaj ka qëlluar me armë zjarri 40-vjeçarin. Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, teksa policia po punon për kapjen e tij.
Nga ana tjetër, 40-vjeçari i plagosur është dërguar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me armë zjarri një 40-vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar. Vijon ndjekja për kapjen e autorit, shtetasit M. B., banues në Cakran.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier rreth orës 21:00, kanë marrë njoftim se në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, një shtetas ka plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifkimin e autorit të dyshuar, shtetasin M. B., banues në Cakran dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Shtetasi M. B. në rrethana ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri shtetasin G. H., 40 vjeç, banues në Fier. 40-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.