Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku një 31-vjeçar është dërguar në spital, i plagosur me mjet prerës.

Mësohet se i plagosuri është Sodiq Atanda, futbollist i ekipit të Flamurtari. Sipas informacioneve të para mësohet se e kanë sulmuar në rrugë për ta grabitur, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.

Policia e Vlorës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë akt kriminal. Hetuesit po shqyrtojnë kamerat e sigurisë dhe dëshmitë për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes.