Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet angleze në Mbretërinë e Bahskuar, pasi u kap duke punuar në një shtëpi bari. Mësohet se i arrestuari është Indri Lumci, 22 vjeç i cili ishte nisur më parë drejt Mbretërisë së Bashkuar, me qëllim që të punonte në sektorin e ndërtimit.

Ai u gjet në shtëpinë, e cila ishte përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike, në Loftos Avenue. Dy qen të mëdhenj ishin në kuzhinë në pjesën e prapme të shtëpisë dhe Lumci ishte me një qen tjetër në dhomën e përparme. Gjatë arrestimit nga policia ai tentoi të fshihet në papfingo.

Mediat angleze shkruajnë se tre dhoma gjumi të shtëpisë së tij ishin shndërruar në një fermë të sofistikuar kanabisi, me ndriçim, ventilatorë dhe ventilim për të maksimizuar rritjen. Ndërsa mbi tavolinën e kafesë u gjet një thikë, një shkop i zi dhe çelësi i një makine “Honda” e cila ishte parkuar jashtë. Gjithashtu u gjet edhe kanabis me vlerë 4,000 paund.

Në rast se i riu do të dënohet me më shumë se 1 muaj burg, ai do të depërtohet direkt drejt Shqipërisë, sipas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve.