Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik në Altopascio.
Mediat italiane shkruajnë se, viktima është Fatmir Muslia, i njohur për komunitetin vendas në Lucca edhe si Fabio, që gëzonte respektin e tyre gjithashtu.
48-vjeçari shqiptari, shofer kamioni, u përplas me një tjetër mjet në Calenzano, e njohur edhe si rruga “A1”. Ai ishte banues i qytetit në Via di Vittorio.
Muslia ishte pas timonit të një kamioni kur, për arsye që ende nuk dihen dhe po hetohen, goditi një kamion përpara tij. Një aksident i dhunshëm që për fat të keq nuk i la shpëtim Fabios, siç e thërrisnin të gjithë tani.
Dje, një grup bashkatdhetarësh të tij u mblodhën për të shkuar në shtëpinë e tij në Via di Vittorio, një kryqëzim midis Via Firenze dhe Via Romana, ku ishte ngritur edhe vendi për të pritur ngushëllimet nga familja.
Funerali, në të cilin mori pjesë i gjithë komuniteti, ishte thellësisht prekës. Askush nuk donte të mungonte në dhënien e nderimeve të fundit. Varrimi i tij u bë në varrezat e qytetit të Tau-së. Ata u shprehën se “Fatmiri do u mungonte shumë”.
Ai lë pas gruan e tij, Blerinën, dhe fëmijët e tij, Fabiano dhe Fabiola. Fabio kishte qenë në Itali përrreth njëzet vjet, veçanërisht në Altopascio, ku ishte integruar më së miri, informon media e vendit fqinj.
“Aq shumë saqë frekuentonte shpesh një klub në kryeqytet, ku luante bilardo, një nga pasionet e tij. Por shumë e shihnin atë në Badia Pozzeveri dhe më gjerë”, thanë miqtë e tij.
“Vinte gjithmonë. Ishte gjithmonë i sjellshëm, i dashur, duke folur me miqtë – një person vërtet i mrekullueshëm. Jemi thellësisht të trishtuar; kur e dëgjuam lajmin, mezi e besonim. Por për të gjithë, ai ishte një njeri për t’u admiruar. Gjithmonë i saktë në punë, kurrë i pakëndshëm. Ai ndërmerrte edhe udhëtime të rëndësishme; ishte një lloj “padroncino”, siç njihen në zhargon për shoferët e vetëpunësuar të kamionëve, sipërmarrësit e vegjël që zotërojnë një ose më shumë automjete dhe transportojnë mallra për palë të treta”, dëshmuan miqtë.


