Një shqiptar i Kosovës ka humbur jetën tragjikisht në Itali.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e punës ku viktima punonte, teksa mësohet se 52-vjeçare humbi jetën pasi u shtyp nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton.

Në detaje të tjera që mediat italiane kanë publikuar njoftohet se Nazmi Morina po punonte në kantierin e shtëpisë së të moshuarve Orzivecchi.

Mediat italiane raportojnë se Nazmi Morina po përdorte një vinç të vogël, duke lëvizur materialin, kur ngarkesa u lirua papritmas dhe e zuri poshtë. Fatkeqësisht ndihma e parë nuk mundi të bënte asgjë pasi ai humbi jetën menjëherë.

Nazmi Morina kishte gati 20 vjet që jetonte në zonën e Breshias me gruan dhe 4 fëmijët e tij të vegjël.

Prokuroria ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia, pa asnjë të dyshuar: si zona e kantierit, vinçi dhe materialet e zhvendosura janë tashmë nën sekuestrim.